Policia Rrugore e Korçës ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me rritjen e parametrave të sigurisë rrugore

Prioritare kanë qenë kontrollet e ushtruara për mjetet me targa të personalizuara dhe mjetet e luksit. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle të pandërprera, në drejtim të mbikëqyrjes së hapësirave publike, të dedikuara vetëm për qarkullimin e këmbësorëve.

Gjatë javës që lamë pas, nga këto struktura janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër, për veprën penale “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 668 drejtues mjetesh📝

12 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 4 të tjerë për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike.

30 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 6 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Janë vendosur 166 masa administrative për qendrim të gabuar dhe 194 për parakalim të gabuar.

Janë tërhequr gjithsej 14 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 239 masa administrative për shkelje të tjera, të ndryshme.

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore.

#Për_më_shumë_siguri_rrugore