Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. Ç., 43 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim E. S., 42 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, për shtetasit:
– T. D., 50 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Vetëgjyqësia”, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin F. Gj., 45 vjeç;
– A. M., 49 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi parash dhe disa dokumente, në dyqanin e shtetasit F. H., 45 vjeç.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, për shtetasin B. L., 56 vjeç, banues në Belsh, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi dyshohet se ka goditur me grusht, për motive të dobëta, shtetasin M. C., 58 vjeç.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, për shtetasin Sh. Nj., 54 vjeç, banues në Prrenjas, për veprën penale “Shkatërrim prone”, pasi dyshohet se ka dëmtuar me gurë xhamin e një automjeti.
—
Në Komisariatin e Policisë Librazhd ka bërë kallëzim shtetasi Sh. B., 27 vjeç, banues në Prrenjas, se është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi D. B., 67 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.