Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin F. M., 19 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” pasi ky shtetas, në lagjen nr. 16, Korçë, në lokalin e shtetasit P. T., ka paguar me dy kartëmonedha të prerjes 50 euro, të dyshuara si të falsifikuara, të cilat u sekuestuan në cilësinë e provës materiale.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen D. L., 50 vjeçe, banuese në fshatin Gështenjas, Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në këtë fshat, kjo shtetase për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe shkelma në pjesë të ndryshme të trupit, shtetasen E. Y., 36 vjeçe, banuese në Gështenjas.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. A., 31 vjeç, banues në Ersekë, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi në unazën e qytetit të Ersekës, ky shtetas u kap duke transportuar me mjtin furgon tip “Benz”, një sasi dru zjarri pa dokumentacionin përkatës.
—
Më datë 17.06.2022, në Spitalin Rajonal Korçë, janë paraqitur shtetasja F. V., 65 vjeçe, banuese në fshatin Libonik, Maliq dhe një 16-vjeçare, banuese në fshatin Zvezdë, Maliq, të cilat në banesat respektive të tyre, në gjendje të rënduar psikologjike, kishin konsumuar medikamente mjekësore mbi masën e duhur. Aktualisht këto dy shtetase po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, ku shtetasja F. V., ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 16-vjeçarja jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.