Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Policia e Shtetit-Finalizohet operacioni policor i koduar “Hackers”, për goditjen e mashtrimit kompjuterik.Iu vidhnin llogaritë në rrjetet sociale shtetasve të ndryshëm dhe u kërkonin para për t’ua rikthyer, vihen në pranga 2 shtetas.Sekuestrohen 1 pajisje kompjuterike, 2 aparate celulare, dokumente arsimore të dyshuara të falsifikuara dhe dokumente të tjera të ndryshme.Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Seksionin për Krimin Kompjuterik në DVP Tiranë dhe në koordinim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bazë të hetimeve të kryera për një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik, finalizoi operacionin policor të koduar “Hackers”.Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni u ndaluan shtetasit:P. A., 59 vjeç, banues në Tiranë, më profesion mësues, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik“, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikim i dokumenteve shkollore” dhe shtetasit L. P., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim.Nga hetimet disamujore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u vidhnin llogaritë në rrjetet sociale shtetasve të ndryshëm, të cilëve më pas u kërkonin para, që t’ua rikthenin llogaritë e tyre.Shtetasi L. P., pasi administronte llogaritë në rrjetet sociale, të vjedhura nga përdorues të ndryshëm, i kontaktonte ata që të paguanin para për rikthimin e llogarive, ndërsa shtetasi P. A. tërhiqte nga njësitë e transfertave të parave, shumat e përfituara nga ky aktivitet kriminal.Në vijim të veprimeve hetimore, gjatë kontrollit u gjetën disa dokumente shkollore (dëftesa), të dyshuara të falsifikuara, që i posedonte shtetasi P. A., të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me 1 pajisje kompjuterike, 2 aparate celulare, dokumente institucionesh financiare dhe dokumente të tjera të ndryshme.Nga ana e Njësisë për Hetimin e Krimit Kibernetik po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal në fushën e mashtrimit kompjuterik.Materialet iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vlorë-Goditet një tjetër rast i mitëdhënies.Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative, procedohet penalisht në gjendje të lirë lirë drejtuesi i automjetit.Shërbimet e Policisë Rrugore Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, në rrugën automobilistike, pranë rrethrrotullimit të Skelës, kanë ndaluar për kontroll një mjet tip “Range Rover”, me drejtues shtetasin M. I., pasi është konstatuar se nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.Për t’iu shmangur procedurave ligjore, drejtuesi i automjetit ka tentuar t’i korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar një kartmonedhë 1000 lekëshe.Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. I., 37 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.
Tiranë-Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje.Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses dhe e kërcënoi se do ta vriste, vihet në pranga 40-vjeçari i dënuar më parë për vrasje.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas njoftimit të marrë nga një shtetase, se bashkëjetuesi i saj e dhunonte, menjëherë kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Parandalimi” kanë arrestuar në flagrancë shtetasin D. H., 40 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja”.Ky shtetas dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses dhe e ka kërcënuar se do ta vriste.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Kukës-Goditet 1 rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Vihet në pranga 1 shtetas që u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.Strukturat e DVP Kukës, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi F. M., 51 vjeç, banues në Kukës.Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin tip “Volksëagen”, 4 emigrantë, për t’i kaluar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit të gjelbër, drejt Kosovës, kundrejt fitimit.Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.
Më datë 16.06.2022 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për shtetasin D. Ç., 28 vjeç, banues në Kurbin, pasi dyshohet se ka ngacmuar një shtetase.
Durrës-Finalizohet nga shërbimet e Policisë Kufitare Port Durrës dhe të DVP Durrës, operacioni policor i koduar “Kabina”.Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.Transportoi emigrantin, me qëllim kalimin e paligjshmëm të kufirit, arrestohet në flagrancë 57-vjeçari.Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme dhe Narkotikët të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të Port Durrës, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të rasteve të dhënies ndihmë emigrantëve për kalim të kundërligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte emigrantë, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit shtetëror, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kabina”, si rezultat i të cilit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë në portin e Durrësit, i shtetasit V. P., 57 vjeç, banues në Milot, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.Gjatë kontrollit të ushtruar në kabinën e kamionit që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë panë të fshehur shtetasin I. S., 33 vjeç, banues në Egjipt, i cili u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Nga veprimet hetimore rezultoi se 57-vjeçari po transportonte shtetasin I. S., kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Durrës-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariati të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Xh. M., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës, një oficer policie.
Më datë 16.06.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka bërë kallëzim shtetasi E. P., 42 vjeç, banues në Katund të Ri, Durrës, se i kanë vjedhur automjetin, të cilin e kishte të parkuar para banesës. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Informacion paraprak-Më datë 17.06.2022, rreth orës 07:20, jemi njoftuar nga roja i sigurisë së rezervuarit në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, se kishte konstatuar një automjet të fundosur brenda këtij rezervuari.Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje së bashku me shërbimet zjarrfikëse.Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga rezervuari.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.// Tiranë/Informacion shtesë-Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, ju informojmë se:Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe.Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 85 shtetas, konkretisht: 6 janë ndaluar, 19 janë arrestuar, 55 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa 3 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 12 raste, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa 11 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, 2 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e Policisë, si dhe me 10 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 3 raste, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar, ndërsa 2 rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të arrestua.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 4 raste, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e mosbindjes/kundërshtimit ndaj punonjësit të Policisë janë evidentuar 4 raste, me 2 shtetas të ndaluar dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 7 raste, prej tyre, 2 raste janë me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa 5 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, si dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Ne fushën e veprave penale me objekt trafiqet janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të arrestuar dhe me 1 tjetër proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 9 raste, me 9 shtetas shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 4 raste të rënies zjarr, njëri prej tyre me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, ndwrsa për 3 rastet e tjera vijon puna nga ana e Policisë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e tyre.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 5 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 10 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Marrja e padrejtë e fëmijës”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Përdorimi me keqdashje i thirrrjeve telefonike”, “Ngacmimi seksual”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”, me 5 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 1 shtetas të arrestuar.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 4 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 4 shtetas të arrestuar të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 6 aksidente, si pasojë e të cilëve 6 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 21 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa 20 rastet e tjera rezultojnë me 9 shtetas të arrestuar, si dhe me 11 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.