Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. Q., 56 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit në aktivitetin e tij tregtar (market), shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, disa produkte ushqimore të dyshuara të kontrabanduara. Gjithashtu, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë konstatuan se 56-vjeçari kishte përdorur në këtë ambient, një substancë helmuese (squfur).
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori për shtetasin Xh. S., 42 vjeç, banues në Poliçan, pasi ka bërë kallëzim shtetasi J. K., se dyshon që 42-vjeçari, gjatë kohës që ka kryer disa punime në banesën e shtetasit J. K., i ka vjedhur një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.