Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Policia Rrugore ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Gjatë javës që lamë pas, nga këto struktura janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 2 shtetas për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Janë proceduar administrativisht gjithsej 589 drejtues mjetesh📝
4 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për shpejtësi mbi normat e lejuara.
23 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 3 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Janë vendosur 171 masa administrative për qendrim të gabuar dhe 138 për parakalim të gabuar.
Janë tërhequr gjithsej 4 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë vendosur 244 masa administrative për shkelje të tjera, të ndryshme.
Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore.
#Për_më_shumë_siguri_rrugore