Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Korçë-Vijon operacioni policor “Perimetri”.Goditet një tjetër rast i aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.U kapën duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 3 shtetas.Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me strukturat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) Korçë dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. Xh., 40 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, A. M., 24 vjeç dhe D. M., 23 vjeç, banues në fshatin Marjan, Korçë.Në bazë të informacioneve të grumbulluara se 3 shtetas do të transportonin emigrantë të paligjshëm, me 2 automjete, shërbimet policore dhe ato të AMP-së, organizuan punën dhe në afërsi të fshatit Burimas, Maliq, kanë ndaluar mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. Xh. dhe mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjer shtetasin D. M. Në këto automjete ishin pasagjerë 11 emigrantë të paligjshëm, të cilët po transportoheshin në drejtim të Tiranës, kundrejt shpërblimit.Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të përsonave të tjerë të përfshirë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
Tiranë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Black bag”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja”.Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 40-vjeçari.Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në bulevardin “Bajram Curri”, një shtetas i armatosur po lëvizte me një motomjet, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Black bag”.Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:- R. Xh., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.Gjatë kontrollit të çantës së këtij shtetasi, në bulevardin “Bajram Curri”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Shkodër-Vijon operacioni policor i koduar “Avalon”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik.Kapet dhe vihet në pranga poseduesi i 16 pajisjeve elektronike që u gjetën në një magazinë, të cilat shërbenin për gjenerimin e kriptomonedhave virtuale, me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.Operacioni ka nisur para dy javësh, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë “C” në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Gjatë operacionit u arrestua bashkëpunëtori i shtetasit të shpallur në kërkim dhe u procedua në gjendje të lirë punonjësi i OSHEE-së.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Shkodër, në vijim të punës për dokumentimin e aktivitetit kriminal në fushën e mashtrimit kompjuterik, në kuadër të operacionit “Avalon”, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim:J. M., 21 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”, Shkodër.Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 30.05.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paregjistruar në organet tatimore” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.Shtetasi J. M. ishte shpallur në kërkim, sepse në datën 27.05.2022, gjatë operacionit policor të koduar “Avalon”, në një magazinë, në lagjen “Salo Halili”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 16 pajisje elektronike, të cilat i posedonte ky shtetas dhe dyshohet se shërbenin për gjenerimin në mënyrë të jashtëligjshme të kriptomonedhave virtuale.Gjatë këtij operacioni është arrestuar në flagrancë shtetasi E. M., 43 vjeç, banues në Shkodër, pasi në bashkëpunim me shtetasin J. M., kryenin veprimtarinë e kundërligjshme të prodhimit të kriptomonedhave virtuale.Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u procedua në gjendje të lirë shtetasi F. B., 33 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë lexues i aparatit matës, në OSHEE Shkodër, për veprën penale “Shperdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se ky shtetas ka mundësuar furnizimin e pajisjeve që gjenerojnë kriptomonedha virtuale, me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
Tepelenë-Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informaconet e marra në rrugë policore, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Endri Kokona, 24 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë. Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 7 muaj burgim. Në datën 04.07.2020, pas një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin L. I.Materialet në ngarkim të shtetasit Endri Kokona i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Himarë-Vijojnë kontrollet masive të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe të çdo paligjshmërie tjetër.Si rezultat i kontrolleve, sekuestrohet një sasi municioni luftarak, si dhe disa fidanë të dyshuar narkotikë, cannabis sattiva.Vihet në pranga autori i dyshuar i këtyre veprimtarive kriminale.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe të çdo paligjshmërie tjetër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, si rezultat i kontrolleve të imtësishme të territorit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në fshatin Nivicë, në stanin e shtetasit A. M., kanë gjetur 100 fishekë, 2 granata, si dhe disa fidanë të kultivuar në vazo, të dyshuar narkotikë cannabis sattiva.Në përfundim të veprimeve policore u arrestua në flagrancë autori i dyshuar, shtetasi A. M., 26 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Himarë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit “.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Gjirokastër/Informacion paraprak-Rreth orës 12:45, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin S. M., punonjës policie i DVKM Gjirokastër, jashtë orarit të punës, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.Është identifikuar dhe shpallur në kërkim njëri nga autorët e dyshuar, shtetasi G. Zh.Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit, me qëllim kapjen e shtetasit G. Zh., identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.
Vlorë/Informacion paraprak-Më datë 09.06.2022, rreth orës 14:00, në afërsi të molit, shërbimet e Kapitenerisë së Policisë Kufitare kanë evidentuar trupin e pajetë të shtetasit M. M., 74 vjeç, banues në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, i cili dyshohet se është mbytur në det.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Malësi e Madhe/Informacion paraprak-Më datë 09.06.2022, në orën 13:15, në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, dyshohet se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit P. Ç. 63 vjeç.Për pasojë është djegur pjesërisht banesa, si dhe ka pësuar djegie në trup, shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, që po qëndronte në këtë banesë, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 113 shtetas, konkretisht: 11 janë ndaluar, 13 janë arrestuar, 82 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, si dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 18 raste, 1 prej tyre mbetur në tentativë, me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e Policisë, ndërsa 17 rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë, si dhe me 21 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 6 raste, 2 prej të cilëve me autorë ende të paidentifikuar, për këto raste vijon puna nga ana e Policisë, ndërsa 4 rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 14 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, 2 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e Policisë, si dhe 9 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 10 raste, prej tyre 5 raste janë me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa 5 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 3 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale me objekt vjedhjen e energjisë elektrike, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Ne fushën e veprave penale me objekt trafiqet e paligjshme janë evidentuar 3 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 5 raste, 1 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa 4 rastet e tjera rezultojnë me 11 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 5 raste, me 1 shtetas të ndaluar, 3 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e Policisë dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 7 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Dhunimi i banesës”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Vetëgjyqësia” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 4 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të arrestuar.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 11 aksidente, si pasojë e të cilëve 11 shtetas janë dëmtuar, pa rrezik për jetën. Janë evidentuar në total 24 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 6 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 17 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.