Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 5 drejtues mjetesh, 3 prej tyre për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe 2 për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Gjithashtu janë pezulluar 49 leje drejtimi, nga të cilat 4 për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit dhe 45 për drejtim automjeti me shpejtësi tej normës së lejuar.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur edhe 1356 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:
• 324 masa administrative për parakalim të gabuar;
• 40 masa administrative për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
• 115 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 43 masa administrative për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar;
• 277 masa administrative për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 2 masa administrative për mungesë të siguracionit të mjetit;
• 11 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
• 544 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Durrësit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.