DVP Elbasan/Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 19 vjeç, banues në fshatin Mirakë, Librazhd, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin tip “BMW” është përplasur me automjetin tip “Fiat”, me drejtues shtetasin E. H., 23 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar 23-vjeçari dhe pasagjerët në automjetin tip “BMW”, shtetasit F. Ç, 23 vjeçe, A. L., 20 vjeçe, A. A., 16 vjeçe dhe L. M., 23 vjeç, të cilët pasi morën mjekim në Spitalin Rajonal Elbasan, u larguan për në banesë, në gjëndje të mirë shëndetësore.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, si dhe po punohet për kapjen e shtetasit Gj. R ., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi A. B., 55 vjeç, banues në Tiranë, se 29-vjeçari ka marrë me qira një automjet në biznesin që shtetasi A. B. administron, dhe nuk e ka kthyer më. Automjeti është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, në një servis në lagjen “Skënderbej”, Elbasan.
——-
Në Komisariatin e Policisë Elbasan është vetëparaqitur shtetasi M. B., 35 vjeç, banues në lagjen “Haxhias”, Elbasan, i shpallur në kërkim, pasi ka bërë kallëzim vëllai i tij se 35-vjeçari është larguar nga banesa. Shtetasi M. B. ka deklaruar se është larguar nga banesa, me dëshirën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.