Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Policia e Fierit vë në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim, një për armëmbajtje pa leje dhe një për kultivim të bimëve narkotike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore, bënë lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve:
• E. B., 38 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, me vendimin e datës 12.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak.
Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.
• Ektor Vrenozi, 51 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 3 muaj e 11 ditë burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
—
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin K. M., 53 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. Q., 57 vjeç dhe për pasojë është dëmtuar pasagjeri në motomjet, shtetasi Sh. M., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.