Elbasan – Procedohet penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin G. K., 59 vjeç, banues në fshatin Dushkë, Belsh, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
—-
Në vijim të kallëzimit të shtetasit Q. M., për largimin nga banesa të motrës së tij shtetases L. L., ju bëjmë me dije se kjo shtetase u gjet në gjëndje të mirë shëndetësore dhe iu dorëzua familjarëve. Shtetasja L. L. deklaroi se është larguar me dëshirën e saj, nga banesa.