DVP Vlorë – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet penalisht 1 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin S. H., 35 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi, më datë 18.05.2022, ka bërë kallëzim shtetasi B. M., 70 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, se persona të paidentifikuar kishin hyrë në banesën e tij dhe i kishin marrë një shumë parash, 3 aparate celularë, si dhe një objekt dekorativ.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. H., u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, shuma e parave, 3 aparatet celularë, si dhe objekti dekorativ.

Punohet për kapjen e autorit të dyshuar.

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në ngarkim të shtetasit A. N., 35 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin E. S., 34 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Stacionit të Policisë Orikum referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, si dhe shpallën në kërkim policor shtetasin H. A., 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm'”, pasi dyshohet se ka ndërtuar pa leje, në zonën e quajtur “Vaskat e peshkut”, në fshatin Tragjas.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Gj., 69 vjeç, banues në lagjen nr.2, Sarandë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi, nga shërbimet e Policisë u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.