DVP Korçë – Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, të shtetasit N. Ç., 30 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka vjedhur në banesën e shtetasit K. G., 69 vjeç, në lagjen nr. 3, Pogradec, shumën 50.000 lekë dhe një varëse floriri, e cila iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, në ngarkim të shtetasit K. T., 44 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në hyrje të qytetit të Pogradecit, u kap me mjetin tip “Benz”, gjatë kontrollit të të cilit iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi mallrash të ndryshme ushqimore, të dyshuara kontrabandë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, për veprën “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, në ngarkim të shtetasit K. Q., 29 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Symiz, Maliq, ky shtetas, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për veprën “Ndërtimi i paligjshëm”, për shtetasin K. L., 58 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, Korçë, pasi në këtë fshat u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme.