Elbasan – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 4 të tjerë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin K. D., 19 vjeç, banues në fshatin Selitë, Cërrik, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët e Hetimit të Krimit referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:

-F. M., 66 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua duke kryer punime në një objekt, pa lejen përkatëse;

-E. K., 28 vjeçe dhe F. K., 51 vjeçe, banuese në fshatin Dardhë, Librazhd (nuse dhe vjehrrë), për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëra-tjetrës. 28-vjeçarja ka ushtrua dhunë psikologjike edhe ndaj vjehrrit të saj, shtetasit R. K., të cilit iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Gjithashtu është plotësuar kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes edhe për shtetasen E. K.

-F. H., 57 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj, Shijak, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, pasi dyshohet se në fshatin Mukaj, Gramsh, në vendin e quajtur “Ahishtja e Haxhiajve”, ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke të mbuluar me bimësi të egër.

Në Komisariatin e Policisë Elbasan, ka berë kallëzim shtetasi A. V., 42 vjeç, banues në Librazhd, se është larguar nga banesa vëllai e tij, shtetasi B. V., 30 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.