Durrës – Vihen në pranga 5 shtetas

Goditet një rast i tentativës për të kaluar kufirin me dokumente false, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Vihen në pranga dhe 4 drejtues mjetesh.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin E. A., 20 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin, me dokumente të falsifikuara.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

P. D., 63 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin Xh. Y., 30 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve;

E. A., 30 vjeç dhe R. D., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjëndje të dehur;

B. B., 39 vjeç, banues në Shijak, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.