Elbasan – Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Vullnetari”

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Vullnetari”.
Kapet, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, 1 person i shpallur në kërkim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim.
Policia e Elbasanit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e 1 shtetasi në kërkim, bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
-Jetmir Shermadhi, 28 vjeç, banues në Elbasan.
Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Apelit Gjirokastër, më datë 28.09.2021, ka vendosur ndryshimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, duke e dënuar 28-vjeçarin me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
—————-
-Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan bënë ekzekutimin e masës së sigurisë ndaj shtetasit A. A., 36 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll”, Elbasan. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Ky shtetas ndodhet në spital pasi ka probleme shëndetësore dhe ekzekutimi i masës së sigurisë është bërë në spitalin rajonal të Elbasanit.