Tiranë
Duke e vlerësuar si burim rreziku për ngjarje rrugore, sjelljen e çiklomotorëve dhe motomjeteve që qarkullojnë në korsitë e rezervuara për biçikleta, policia rrugore e Tiranës ka organizuar kontrolle dhe monitorime në disa rrugë kryesore, siç janë rruga e Kavajës, bulevardi “Zogu i Parë”, rruga e Dibrës, rruga “Ibrahim Rugova” etj.
Përgjatë kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar 256 drejtues të mjeteve me dy rrota, kryesisht për qarkullim në korsitë e rezervuara për biçikleta dhe pa vendosur kaskën mbrojtëse, si dhe janë verifikuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 11 shtetas, pasi janë konstatuar duke drejtuar çiklomotorët dhe motomjetet në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe të papajisur me leje drejtimi.