Përmbledhja javore, 13-20 mars 2022

Vijojnë operacionet policore kombëtare dhe ndërkombëtare për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ndaj personit, kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri e të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, për goditjen e krimeve mjedisore, lojërave të fatit, krimeve ekonomike, si dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë në territor.
•Gjatë kësaj jave janë arrestuar dhe proceduar 445 persona, nga këta: 151 janë arrestuar dhe 294 janë proceduar penalisht. Janë shpallur në kërkim 28 persona.
•Janë kapur në total 36 persona në kërkim, nga këta: 34 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.
•Janë zhvilluar 26 operacione policore të koduara: “Avenue”, “Valencia”, ”Skema”, “Shtegtarët”, “White Van”,”Baz”, “Triple Play”, “Nine”, “Lugano 2”, “Cultural Heritage”, “Prevention”, “Çiklisti”, “Skadenca”, “Melgusha”, “Blindi”, “Servisi”, “Dita e verës”, “Led”, “Papër”, “Celulari”, “Guda”, “Road Guard 8”, “Perimetri”, “Basti i fundit”, si dhe 2 operacione të koduara “Fati i lojërave”.
•Dy operacionet policore, “Valencia” dhe “Avenue”, u zhvilluan falë bashkëpunimit të shkëlqyer të FAST Albania me homologët e FAST Spanjës dhe FAST Belgjikës, ku u kapën dhe u vunë në pranga 3 shtetas, të kërkuar për krime kundër personit.
•Operacioni policor i koduar “Skema”, për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e mashtrimit kompjuterik, i iniciuar nga Njësia për Hetimin e Krimit Kibernetik, në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, dhe i finalizuar në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese gjermane, nën drejtimin e SPAK-ut, ku u arrestuan 15 persona dhe u shpallën në kërkim 23 persona të tjerë.
•Në fushën e armëmbajtjes pa leje (armë zjarri, armë gjahu, kapsolla detonatore, armë të ftohta dhe municion luftarak) janë evidentuar 18 raste.
•Janë sekuestruar 7 armë zjarri, 2 armë gjahu, 2000 kapsolla detonatore, 5 thika, doreza grushti metalike, shkopinj bejsbolli dhe municion luftarak.
•U zbuluan 3 ambiente që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave, si dhe një serë, ku ishin kultivuar 2600 fidanë kanabis.
•Gjithashtu, u zbuluan 4000 sende të pasurisë kulturore të luajtshme, 2 pako me kokainë, sasi kanabis e heroinë, rreth 4.7 ton nënprodukte të qumështit, të futura kontrabandë, fara kanabis, llamba, aspiratorë, shuma të konsiderueshme parash, 43 automjete e 160 celularë.
•Janë evidentuar dhe goditur 33 raste të krimeve mjedisore, 11 raste të organizimit të lojërave të fatit, 35 raste në fushën e narkotikëve, 25 raste të dhunës në familje, 32 raste në fushën e Krimit Ekonomik, 13 raste të vjedhjes së energjisë elektrike dhe 14 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë.
Policia Rrugore:
•Gjatë kësaj jave janë pezulluar 287 leje drejtimi, nga të cilat: 201 për tejkalim shpejtësie tej normave të lejuara, 69 për drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 17 për qarkullim në sens të kundërt.
•Janë arrestuar 60 drejtues mjetesh, nga këta: 33 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 27 për drejtimin e mjetit pa leje drejtimi.
•Janë vendosur 15.060 masa administrative dhe janë goditur 2 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike.
Policia Kufitare:
•Gjatë kësaj jave janë kapur 10 persona në kërkim, nga të cilët 8 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.
•Janë proceduar 4 persona për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, 3 raste për “Dhënie ndihmë për kalim të kufirit”, si dhe janë goditur 3 raste për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
• Është goditur 1 rast i mitëdhënies, ku një shtetas ka tentuar të korruptonte punonjësin e Policisë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Policia e Shtetit garanton qytetarët se është në shërbim të tyre dhe në zbatim të ligjit, e angazhuar maksimalisht për të parandaluar e goditur krimin dhe paligjshmërinë, si dhe fton sërish ata për të denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.