Ne vijim të masave ndaj ndotjes së mjedisit, shërbimet e Policisë Rrugore Durrës kanë zhvilluar kontrolle intensive. Kontollet kanë pasur si objekt parandalimin e aksidenteve rrugore si dhe parandalimin e ndotjes së mjedisit gjithashtu.
Gjatë kontrolleve janë konstatuar 19 automjete, të cilat gjatë qarkullimit shkarkojnë tymra në ambjent duke ndotur mjedisin.
Ndaj drejtuesve të këtyre automjeteve është vendosur masë administrative, gjobë, shuma e së cilës varion nga 5.000 deri në 10.000 lekë. Kjo masë është shoqëruar në të shumtën e rasteve gjithashtu edhe me tërheqjen e lejes së qarkullimit ndaj drejtuesve shkelës të rregullave të qarkullimit në rrugë.
Gjithashtu keto automjete duhet të kryejnë kontroll teknik jashtë radhe pranë Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor Durrës.
Po në vijim të këtyre kontrolleve janë konstatuar dhe ndëshkuar 12 mjete të tonazhit të rëndë që kanë shkelur orarin e lëvizjes në qytet. Drejtuesit e këtyre automjeteve janë ndëshkuar me masë administrative, gjobë, 3.000 lekë për secilin drejtues mjeti.
Policia Rrugore e Durrësit u bën thirrje qytetarëve për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qyetarët që të denoncojnë në në numrin 112 të Komisariatit Dixhital çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor. Njesia e Policisë Rrugore u gjendet pranë në orar të pakufizuar e u siguron anonimat të plotë, reagim të shpejtë dhe paanësi.