Në vijim të kontrolleve për parandalimin e aksidenteve rrugore, Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës falë edhe bashkëpunimit me qytetarët që kanë njoftuar se një mjet kryente manorva të rrezikshme në rrugë, në vendin e quajtur “Plepa”, kanë identifikuar dhe ndaluar automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E.Z.
Drejtuesi i mjetit i ka ofruar 5000 lekë të rinj punonjësit të policisë për të mos i bërë testin e alkoolit, por punonjësi i Policisë ka kryer testet e alkoolit konform procedurës ku ka rezultuar se ky shtetas drejtonte mjetin në gjëndje të dehur në masën 0.77 mg/l.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë shoqëruar shtetasin E.Z, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.
Në përfundim të veprimeve të para nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Z, 61 vjeç, banues në lagjen Nr.14 Durrës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”dhe “Drejtim i automjetve në mënyrë të parregullt”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.