Drejtori i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse
Zoti Zenel Hyka mban detyrën e Drejtorit të Departamentit për Shërbimet Mbështetëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit dhe gradën policore “Drejtues i Lartë”.
Zoti Hyka ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme prej 37 vjetësh në Policinë e Shtetit.
Gjatë viteve në karrierë ai ka mbajtur gradat “Kapiten i Parë”, “Major”, “Nënkolonel”, “Drejtues” dhe “Drejtues i Parë”.
Studimet e larta i ka përfunduar në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, në vitin 1985. Në vitet 1988-1990 ka përfunduar studimet 2-vjeçare, në Akademinë Ushtarake.
Karrierën e ka nisur në strukturat e Ministrisë së Brendshme, në vitin 1985, në ish-Degën e Punëve të Brendshme Ersekë. Më tej, në karrierën e tij të gjatë ka mbajtur detyra të tjera të rëndësishme, duke krijuar përvojë profesionale në fushën e menaxhimit, si njohës dhe menaxher shumë i mirë i shërbimeve mbështetëse, në funksion të plotësimit të infrastrukturës logjistike të punonjësve dhe strukturave operacionale të Policisë së Shtetit.
Ndër detyrat që ka mbajtur z. Hyka, përmendim:
- Shef i Sektorit të Logjistikës në ish-Shkollën e Lartë të Ministrisë Brendshme, sot Akademia e Sigurisë, Tiranë;
- Specialist për shërbimet e logjistikës në disa struktura të Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit;
- Shef Sektori në Drejtorinë e Mbështetjes Logjistike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për shumë vite, si dhe Drejtor Drejtorisë së Mbështetjes Logjistike.
Gjatë karrierës së tij, z. Hyka ka marrë pjesë në trajnime dhe kualifikime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, nga ICITAP, PAMECA dhe organizata të tjera, që kanë ndikuar në formimin e tij profesional dhe në kryerjen e detyrave me profesionalizëm.