-Specialistët për Trafikun Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin A. Z., 42 vjeç , banues në Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”.
Po nga specialistët e Hetimit të Krimit u proceduan penalisht shtetasit:
-E. C., 32 vjeç banues në Elbasan, për veprën penale ” Kanosja”, pasi për motive të dobta ka kanosur me fjalë dhe mjet prerës (thikë), shtetasen L. T., 46 vjeçe;
-A. K., 71 vjeç dhe E. M., 39 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”, pasi kanë depozituar disa masa dheu duke ndryshuar destinacionin e tokës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.