Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjirokastër – Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Transporter 2”. U prezantua si efektiv i Forcave Komando, vihet në pranga 29-vjeçari, i cili posedonte doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve. Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shpërndarje. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se shtetasi E. K. ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin e koduar “Transporter 2”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 29 vjeç, banues në Tiranë. Në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Dervician, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shpërndarje. Në momentin e ndalimit, shtetasi E. K. është prezantuar si efektiv i Forcave Komando Tiranë, por pas verifikimeve të kryera rezultoi se ky shtetas nuk është pjesë e këtyre Forcave. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 dokument identifikimi i Forcave Komando, 1 automjet dhe 1 aparat celular. Materialet në ngarkim të shtetasit E. K. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Përvetësim i titullit apo i detyrës shtetërore”.
Tiranë – U prezantua si punonjës policie, vihet në pranga 35-vjeçari. Vihet në pranga edhe drejtuesja e mjetit me të cilin udhëtonte ky shtetas, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: F. L., 35 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Moskallëzimi i krimit”; G. T., 24 vjeçe, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Ali Demi”, dhe gjatë kontrollit në mjetin që drejtonte shtetasja G. T., është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike e llojit kokainë, ndërsa shtetasi F. L. është prezantuar si punonjës policie, duke paraqitur një portofol me stemën e Policisë. Gjithashtu, nga specialisët për Hetimin e Narkotikëve u procedua penalisht shtetasja I. T., pasagjere në mjet, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 63 shtetas, konkretisht: 6 janë ndaluar, 17 janë arrestuar në flagrancë dhe 40 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 5 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 5 raste: 2 raste të “Kanosja”, 1 në Fier dhe 1 në Lezhë”; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Elbasan, 1 në Korçë dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 3 raste, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 2 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 8 raste: 2 raste me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohen në gjendje të lirë dhe 6 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Është evidentuar 1 rast i vjedhjes me dhunë, në Shkodër, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 2 raste të ndërtimit pa leje, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 5 shtetas, për verpën penale “Vjedhja e e energjisë elektrike”, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër.
Në Durrës janë proceduar penalsiht 2 shtetas, për veprën penale “Mashtrimi” dhe 1 tjetër, për veprën penale “Vetëgjyqësia”. Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas për verpën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe 1 tjetër për “Goditje për shkak të detyrës”.
Në Tiranë është proceduar penalisht 1 shtetas për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe 1 për “Ndotja e ajrit”.
Në Berat është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Në Gjirokastër janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Prerja e paligjshem e pyjeve”.
Në Korçë është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për veprat penale “Dhunimi i banesës” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.
Në Fier është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Pushtim toke”.
Në Elbasan është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Njoftim i rremë në organet e rendit”.
Në Shkodër është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për veprat penale “Kanosja”dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të forta”.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 2 aksidente, me 2 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas dhe është arrestuar në flagrancë 1 tjetër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.