Vijon puna për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.
Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 24 vjet e 2 muaj burg.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Saimir Gjepali, 48 vjeç, banues në Shijak, Durrës.
Këtë shtetas, Gjykata e Milanos, Itali, me vendimin e datës 24.02.2011, e ka dënuar me 24 vjet e 2 muaj burg për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane vijon puna për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.