Sot u zhvillua analiza vjetore e punës së strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.
Në analizë morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale,Drejtori i Departamentit të Policisë Kufitare, Prefekti i qarkut Lezhë, Drejtori i SHISH, Prokurori i Rrethit dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore.
Gjatë fjalës së tij, Drejtori Vendor i Policisë Lezhë, Kryekomisar Oltion Bistri, vlerësoi punën e strukturave dhe angazhim e tyre, në finalizimin e disa operacioneve policore në drejtim të parandalimit të krimeve kundër personit, armëmbajtjes pa leje, trafikimit të lëndëve narkotike, zbulimin e laboratorëve të kultivimit të narkotikëve, kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.
Z.Bistri, gjatë fjalës së tij bëri prezent numrin e shtetasve të arrestuar, numrin e me armëve të zjarrit dhe municion luftarak të sekuestruaar, mina me telekomandë, kallëpe C-4, sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike dhe sasi monetare, i përftuar nga aktiviteti kriminal.
Gjithashtu, ka vlerësuar angazhimin maksimal të strukturave që operojnë në këtë qark, gjatë sezonit turistik, pelegrinazhit dhe mbarëvajtjen e festivaleve evropiane me disa mijë pjesëmarrës të huaj.
Më pas, prefekti i qarkut Lezhë, z.Gjokë Jaku, ka vlerësuar punën dhe rezultatet e arritura nga strukturat e Policisë Lezhë, si dhe ka vënë theksin të bashkëpunimi i mirë dhe i vazhdueshëm midis institucioneve.
Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm Policisë së Shtetit Gledis Nano duke vlerësuar punën e strukturave të Policisë Lezhë ka theksuar se është prioritar dominimi i situatës kriminale nga Policia e Shtetit.
Parandalimi i kultivimit të kanabisit është prioritet dhe sfidë personale e profesionale e tij dhe e gjithë Policisë së Shtetit që ai drejton. Zero kultivim i kanabisit: për këtë ai ka kërkuar që të gjitha strukturat të fillojnë punën menjëherë, për parandalimin e kultivimit të kanabisit, duke grumbulluar informacion për personat që kanë tendencë për kultivim të kanabisit, persona që merren me trafikimin e drogave të forta.
Njëkohësisht, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar nga strukturat e Policisë, që të kenë një angazhim më të mirë për parandalimin e aksidenteve rrugore, prishjes së rendit dhe sigurisë, pasi këto kanë impakt të drejtpërdrejtë te qytetarët dhe aty fillon edhe përceptimi që kanë qytetarët për punën e Policisë.
Forcimi i bashkëpunimit midis Policisë, pushtetit vendor, institucioneve, shkollave dhe organizatave joqeveritare janë proritete kryesore për vitin 2022.
Duke qenë se qarku i Lezhës është zonë turistike dhe frekuentohet nga mijëra turistë, duhet angazhim akoma më shumë për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për turistët, që është dhe prioritet kombëtar.