Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, shtetasit:
M. D., 23 vjeç, banues në Kosovë dhe T. E., 30 vjeç, banues në Turqi, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojnë kufirin, me dokumente të falsifikuara.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin D. A., 39 vjeç, banues në Domje, Tiranë, dhe shpallën në kërkim shtetasit D. H., 40 vjeç dhe D. H., 40 vjeç, banues në Bathore, Tiranë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur peng shtetasin M. Y., 31 vjeç, me pretendimin se i kishte borxh një shumë parash, si dhe i kanë vjedhur atij, një aparat celular.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Durrësit u arrestua në flagrancë shtetasi F. R., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit A. Sh., 51 vjeç dhe A. M., 63 vjeç, banues në Durrës, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.