Kapet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Shkodër, një person i shpallur në kërkim gjatë operacionit “Bratoshi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore, për vendodhjen e një shtetasi në kërkim, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
L. R., 40 vjeç, banues në fshatin Stërbeq, Malësi e Madhe.
Shtetasi L. R. dyshohet se ka qenë duke udhëtuar në një automjet pa targa, me shtetasit Xh. Z. dhe A. R., të cilët janë arrestuar në flagrancë nga Policia, më 18.01.2022, gjatë operacionit policor të koduar “Bratoshi”. Pas ndalimit të këtij mjeti, shërbimet e Policisë gjetën 643.2 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.