Specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve bënë ekzekutimin e vendimit penal për ndalimin e shtetasit në kërkim Llazar Theodhori, 59 vjeç, banues në Himarë, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Po nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, shtetasi V. P., 23 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët”, Vlorë, sepse gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan disa fatura karta debiti dhe targa plastike automjeti të dyshuara të falsfikuara dhe një sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Gjithashtu, nga këto shërbime u procedua penalisht për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi M. H., 36 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, sepse gjatë kontrollit të automjetit në përdorim nga ky shtetas u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.
Nga specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. L., 53 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij;
-E. Sh., 37 vjeç, banues në lagjen nr.1, Sarandë, sepse nga kontrolli fizik i ushtruar iu gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë;
– A. A., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Sarandë.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasin K. M., 44 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, sepse ka bërë kallëzim shtetasja K. Ll., 21 vjeçe, banuese në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, se në ambientin e saj të punës, shtetasi K. M. e ka qëlluar me grusht, për motive të dobëta.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.