Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës proceduan penalisht shtetasit M. Sh., me detyrë kryetari i shoqatës së Klubit të Futbollit Erzeni dhe F. D., anëtar i shoqatës së Klubit të Futbollit Erzeni, për veprat penale “Mashtrimi”, “Shpërdorimi i kompetencave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Për këta shtetas është bërë kallëzim nga ana e Drejtorisë së Shumë Sporteve në Bashkinë Shijak, se dyshohet që shtetasit M. Sh. dhe F. D., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën dhe kompetencat, duke përfaqësuar shoqatën e Klubit të Futbollit, në mbledhje dhe votime, pa lejen e drejtuesve të bashkisë Shijak.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.