Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– S. B., 33 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur;
– Sh. H., 33 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Ky shtetas, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë në anë të rrugës. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri në këtë mjet, shtetasi A. P., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas aksidentit, 33-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.