Operacioni i zhvilluar në të njëjtën kohë, në Shqipëri, Itali dhe Greqi.
Në Shqipëri, operacioni është shtrirë në Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë.
Në kuadër të këtij operacioni, në Shqipëri, janë ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për 18 shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Gjatë hetimeve të kryera nga Skuadra e Përbashkët Hetimore (JIT) është dokumentuar veprimtaria e katër grupeve kriminale që ushtronin aktivitetin kriminal të kontrabandimit të personave të ndryshëm nga Lindja e Mesme, me destinacion Italinë e Jugut dhe vendet e tjera të BE-së.