Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit L. D., 51 vjeç, banues në fshatin Gurras, Pogradec, pasi në banesë, ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases N. D., 58 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.
Po nga strukturat e mësipërme, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, i shtetasit A. T., 20 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, gjatë kontrollit që shërbimet e policisë ushtruan në mjetin tip “Benz”, në të cilin ky shtetas ishte pasagjer, në çantën personale të tij gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një dorezë hekuri (përforcuese grushti).
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën “Prerja e paligjshme e pyjeve”, për shtetasit A. K., 30 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec dhe M. Ç., 41 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, pasi në Pogradec, këta shtetas janë konstatuar respektivisht me mjetet tip “Mitsubishi” dhe mjetin tip “Golf”, pa targa dhe pa dokumente, duke transportuar dru zjarri pa lejen përkatëse.
————–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”, për shtetasit J. H., 44 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll dhe F. Ç., 35 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, pasi në fshatin Ponçarë, këta shtetas u konstatuan duke kryer punime në ndërtimin e një objekti kulti, pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.