Policia Rrugore vijon kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt apo shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Gjatë kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:
S. U., 25 vjeç, E. Sh., 43 vjeç dhe F. T., 30 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.