Në vijim të operacionit policor të koduar “Vila”, të zhvilluar më datë 16.10.2021, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, si rezulat i të cilit u arrestua 1 shtetas, u proceduan në gjendje të lirë 7 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 shtetas tjetër, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim DVP Tiranë, ka bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit në kërkim:
F. E., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Shkallës së Parë Kukës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokalit për lojëra të palejuara”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.