Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. D., 28 vjeç, banues në Bulqizë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një bilardoje iu gjet në trup një dorezë metalike.
Nga shërbimet e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.R., 20 vjeç, banues në Dibër, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin tip “Benz”, pa u pajisur me leje drejtimi.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit G. I., 23 vjeç, dhe A. N., 31 vjeç, banues në Dibër, pasi në fshatin Selishtë janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke transportuar me një automjet furgon, lëndë drusore pa dokumentacion përkatës.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin U. T., 43 vjeç, banues në Bulqizë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke djegur me zjarr degë të thata pishe, në mes të një zone të pyllëzuar.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. K., 20 vjeç, banues në Burrel, pasi me datë 01.01.2022, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë të proceduar më parë nga Policia, ka prishur rendin dhe qetësinë publike.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Mat, për veprime të mëtejshme.