Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 12 janar 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

DVP Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve u bë arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim B. B., 26 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në datën 10.01.2022, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u  bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A. R., 33 vjeç,  banues në fshatin Dohoshisht, Dibër, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë e ka dënuar për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Has – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 33 vjeç, banues në fshatin Vranisht, pasi në rrugën “Demokracia”, në Krumë, ka bllokuar rrugën me automjetin tip “Benz”, duke penguar qarkullimin e lirë të mjeteve, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të zhvendosur mjetin. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti tip “Benz”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

DVP Tiranë – Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në akte dhune dhe shkatërrim prone gjatë protestës së datës 8 janar 2022, në selinë e Partisë Demokratike. Identifikohet dhe ndalohet 54-vjeçari, i cili është përfshirë në shkatërrimin e  pronës gjatë protestës, duke përdorur mjete të forta. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në lidhje me shkatërrimin e pronës dhe aktet e dhunës, gjatë protestës së zhvilluar në datën 8 janar 2022, në selinë e Partisë Demokratike, bazuar në provat e grumbulluara, bënë ndalimin e shtetasit L. S., 54 vjeç. Ndalimi i tij u bë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ky shtetas dyshohet se gjatë protestës ka thyer dyer e dritare të selisë së Partisë Demokratike, duke përdorur mjete të forta. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 53 shtetas, konkretisht: 10 janë ndaluar, 12 janë arrestuar në flagrancë dhe 31 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 10 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 2 raste të “Kanosja”, në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 6 raste, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 13 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 7 raste, 1 rast në Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 në Durrës me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë dhe 9 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 5 raste të ndërtimit pa leje, 2 në Elbasan, 1 në Korçë, 2 në Fier dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për shkatërrim prone, 1 në Tiranë dhe 1 në Berat.

Në Tiranë është proceduar penalisht 1 shtetas për veprën penale “Mashtrimi”, 1 për “Prishja e qetësisë publike” dhe 1 për falsifikim dokumentesh.

Në Berat është proceduar penalisht 1 shtetas për “Kundërshtimi i punonjëssit të policisë” dhe 1 për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në Kukës është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Në Korcë ëshë arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Në Fier është proceduar penalisht 1 shtetas, për këtë vepër penale.

Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, 1 në Tiranë dhe 1 në Korçë.

Në Shkodër është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve”.

Në Durrës është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Pengime për ekzekutimin e vednimeve të gjykatës”.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, me 1 viktimë dhe 4 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Janë proceduar penalisht 4 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë proceduar penalisht 2 drejtues mjetesh dhe është arrestuar në flagrancë 1 tjetër, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.