Nga specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve u bë arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim B. B., 26 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në datën 10.01.2022, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A. R., 33 vjeç, banues në fshatin Dohoshisht, Dibër, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë e ka dënuar për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.