DVP Vlorë – Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet penalisht 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër

Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ekzekutimi i vendimit për ndalimin e shtetasit në kërkim R. P., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin K. M., 62 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, sepse është konstatuar duke u ndërtuar një objekt, në oborrrin e banesës së tij, pa lejen e organeve kompetente.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë bënë shpalljen në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të shtetasit B. B., 26 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin K. K., 52 vjeç, banues në Metoq, Sarandë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.