DVP Berat – Vihen në pranga 2 shtetas

Kuçovë
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë.
Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë kapja e shtetasit:
Y.P., 53 vjeç, banues në Kuçovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë.
Shtetasi Y.P me anë të disa fotove, ka kërcënuar një shtetase dhe ka mundur ti marri një sasi të konsiderueshme lekësh dhe euro.
Shtetasi Y.P, u transferua në DVP Vlorë për veprime të mëtejshme.
————–
U arrestua shtetasi S.K., 22 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij të mitur 16 vjeç.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.