Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, fishekë dhe një dozë me kokainë.
Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit e sigurisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo posedojnë lëndë narkotike, si rezultat i kontrolleve të shtuara, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. N., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, rreth orës 02:30 të mëngjesit, në rrugën “Frang Bardhi”. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një dozë me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një armë zjarri pistoletë, me fishekë në krehër.
Metarialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.