Shkodër – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas

Nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshes 14-18 vjeç” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” e shtetasit D. M., 19 vjeç banues në lagjen “Perlat Rexhepi”, Shkodër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Komisaratin e Policisë Shkodër ka bërë kallëzim një shtetase 15 vjeçe, e cila ka deklaruar se shtetasi D. M. e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale, pa dëshirën e saj.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.