Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Durrës – Finalizohet operacioni “Testet”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve. Vihet në pranga pronarja e një agjencie udhëtimi, për falsifikim të testeve të Covid-19, në emër të një klinike në Tiranë. Procedohen penalisht dhe dy shtetas të tjerë, të cilët u kapën në tentativë për të kaluar kufirin me teste të Covid-19, të falsifikuara nga pronarja e kompanisë. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, si dhe të monitorimit të zbatimit të masave anticovid, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë në rrugë operative, për një kompani udhëtimi që falsifikonte testet e Covid-19, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Testet”. Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasja A. R., 56 vjeçe, banuese në Durrës, pronare e një agjencie udhëtimi, e cila falsifikonte testet e Covid-19, në emër të një klinike në Tiranë. Gjithashtu, në kuadër të operacionit, në bashkëpunim edhe me Policinë Kufitare në Portin e Durrësit, u kapën dhe u proceduan penalisht dy shtetas, të cilët tentuan të kalonin kufirin për në Itali, me teste të falsifikuara nga pronarja e agjencisë së udhëtimit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Vlorë/Informacion shtesë – Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në datën 05.01.2022, për ngjarjen e ndodhur tek lagjja “Pavarësia”, ku u plagos me armë zjarri në dorë shtetasi D. H., ju bëjmë me dije se: Nga shërbimet policore, në fshatin “Trevëllazër” Vlorë , në një rrugë dytësore është gjetur i djegur një automjet i markës “Audi Q7”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorit/ve të ngjarjes.
Tepelenë – Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur” në ngarkim të shtetases E. L., 26 vjeçe, banuese në fshatin Vasjar, Memaliaj, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj, shtetasi L. L., 40 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj, se në muajin gusht të vitit 2021, shtetasja E. L. është larguar nga banesa, duke braktisur fëmijën e saj të mitur 4 vjeç. Punohet për gjetjen e saj.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 59 shtetas, konkretisht: 6 janë ndaluar, 14 janë arrestuar në flagrancë dhe 39 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 5 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 6 raste: 1 rast i “Kanosja”, në Tiranë; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Berat dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në Berat, ku autori po procedohet në gjendje të lirë; 2 raste të “Plagosja e rëndë me dashje”, 1 në Fier dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët janë arrestuar në flagrancë.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 3 raste, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 8 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 7 raste, 1 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 6 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 5 raste të ndërtimit pa leje, 2 në Vlorë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohen në gjendje të lirë; 2 në Tiranë dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, në Tiranë, për vjedhje të energjisë elektrike.
Në Tiranë janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Fshehja e të ardhurave” dhe 1 tjetër, për mbajtja pa leje e armëve të ftohta.
Është evidentuar 1 rast i shkatërrimit të pronës, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Në Durrës janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Në Shkodër është proceduar penalisht 1 tjetër, për “Fshehja e të ardhurave”.
Në Vlorë është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën pennale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Në Korçë është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stamapave ose i formularëve”.
Në Lezhë është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Në Elbasan është proceduar penalisht 1 shtetas, në Elbasan, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.
Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 2 aksidente, me 4 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë proceduar penalisht 5 drejtues mjetesh dhe është arrestuar në flagrancë 1 tjetër, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.