Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 117 shtetas, konkretisht: 7 janë ndaluar, 32 janë arrestuar në flagrancë dhe 78 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 4 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit, në gjithë territorin, gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 14 raste, konkretisht: 3 raste të “Kanosja”; 6 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, ku autori është arrestuar në flagrancë; 1 rast i “Vrasja” mbetur ne tentativë, ku autori është shpallur në kërkim.
Janë evidentuar 19 raste të dhunës në familje, në të gjithë vendin, me 11 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 8 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 24 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.
Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 20 raste, 8 raste me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, dhe 15 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 2 raste të ndërtimit pa leje, në të gjithë vendin, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për shkatërrim prone.
Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe 1 tjetër, për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për “Vetëgjyqësia” dhe 1 për “Pushtim toke”.
Janë proceduar penalisht 3 shtetas dhe është arrestuar në flagrancë 1 tjetër, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtimi i mallrave kontrabandë”
Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe për “Goditje për shkak të detyrës”.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Janë arrestuar në flagrancë 6 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 14 të tjerë, për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.
Janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, kanë ndodhur 15 aksidente, me 18 persona të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.