Duke marrë parasysh sjelljet e rrezikshme që janë manifestuar gjatë festës së ndërrimit të viteve dhe po vijojnë edhe në ditët e para të janarit, rrugorët e kryeqytetit kanë organizuar kontrolle të dedikuara ndaj mjeteve që janë burim për ngjarje rrugore, duke u fokusuar kryesisht te mjetet me xhamat ballorë të errësuar, për mosrregullimin e shpejtësisë, përdorimin e celularit, parakalimet e gabuara, drejtimin e mjeteve me shpejtesi mbi normat e lejuara apo nën efektin e alkoolit.
Në funksion të kontrolleve parandaluese janë konstatuar dhe:
📌 Janë arrestuar 5 drejtues automjetesh, të cilët janë kapur duke drejtuar mjetet, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi;
📌 Janë proceduar administrativisht 23 drejtues mjetesh, për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara shpejtësie;
📌 Janë proceduar administrativisht, për zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të mjeteve, 6 drejtues automjetesh sportive;
📌 Janë proceduar administrativisht 29 drejtues mjetesh, për errësim të xhamit parapritës;
📌 Janë proceduar administrativisht 131 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
📌 Janë proceduar administrativisht me pezullim të lejes së drejtimit, 39 drejtues mjetesh, për shpejtësi mbi normat e lejuara;
📌 Janë proceduar administrativisht, për drejtimi mjeti nën efektin e alkoolit, 22 drejtues mjetesh;
📌 Janë proceduar administrativisht për parakalime të gabuara, 56 drejtues mjetesh;
📌 Janë proceduar 1130 automjete të ndryshme, për qëndrim dhe pushim në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
📌 Janë shoqëruar për verifikim, për llogari të strukturave të tjera policore, 12 automjete me targa regjistrimi të shteteve të tjera.
#Frike👮🏻♀❎Rregull✅
#PerdoreRrugenEMjetinMeKujdes
#NxitimiPakujdesiaShkelja🔜🚓/🚑