Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Kurbin – Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje. Kapet dhe vihet në pranga një shtetas që qëlloi me armë zjarri në drejtim të djalit të tij, pa i shkaktuar lëndime. Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë me municion luftarak, të cilën e mbante pa leje në banesë. Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit së në fshatin Ferr-Shkopet, Kurbin, kishte një konflikt në familje dhe se babai kishte qëlluar me armë në drejtim të djalit, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Falë veprimeve shpejta hetimore, pas disa orësh ndjekjeje u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit P. G., banues në Ferr-Shkopet, Kurbin, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Ky shtetas, pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me një armë zjarri në drejtim të djalit të tij, shtetasit L. G., banues në Ferr-Shkopet, Kurbin, pa i shkaktuar lëndime. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Përmet – Specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet referuan materialet në Prokurorinë pranë Gykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur” në ngarkim të shtetases K. H. 25 vjeçe, banuese në Përmet, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj, shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në Përmet, se në datë 29.12.2021, shtetasjaa K. H. është larguar nga banesa, duke braktisur fëmijën e saj të mitur 4 vjeç. Punohet për gjetjen e saj.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 68 shtetas, konkretisht: 8 janë ndaluar, 17 janë arrestuar në flagrancë dhe 43 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 3 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, me 2 të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 7 raste: 2 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë dhe 1 në Lezhë; 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në Tiranë; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Berat dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 2 rastë të “plagosja e rëndë me dashje”, 1 në Tiranë dhe 1 në Berat, ku autorët janë arrestuar në flagrancë.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 5 raste, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 10 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 3 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 9 raste të ndërtimit pa leje, me 9 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evdientuar 2 raste të shkatërrimit të pronës, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 4 shtetas, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, 3 në Tiranë dhe 1 në Korçë.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë, 1 në Tiranë dhe 1 në Lezhë.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 8 aksidente, me 8 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë proceduar penalisht 7 shtetas, për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë proceduar penalisht 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.