Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ndalimi i shtetasve:
R. P., 22 vjeç, banues në lagjen “4 Heronjtë” dhe B. Z.,18 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim;
P. M.,23 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, për veprat penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, “Posedimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë gjahu.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit M. A., bizhuteri floriri dhe një armë gjahu (çifte).
Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, Kanosja” dhe “Prerja e drurëve dekorative dhe frutorë”, shtetasi A. D.,53 vjeç, banues në fshatin Fitore, pasi ka shkatërruar portën rrethuese të parcelës dhe ka prerë ullinjtë e shtetases E. Gj.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin M. R., 23 vjeç, banues në Konispol, Sarandë, sepse gjatë kontrollit fizik iu gjet një perforcuese grushti (dorezë metalike).
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.