DVP Berat – Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen 2 të tjerë për vepra të ndryshme penale

Dimal/Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Dimal u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L.H., 35 vjeç, banues në Dimal, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi B.V., 59 vjeç, banues në Goriçan, Dimal, pasi u konstatua nga shërbimet e policisë duke ndërtuar një stallë, pa leje ndërtimi.
——————

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi i shtetasit A.N., 56 vjeç, banues në Berat si dhe u procedua penalisht shtetasja S.Z., 20 vjeçe, banuese në Dimal, pasi dje rreth orës 18:00, në aksin rrugor Berat-Poshnje, aksidentuan këmbësorin shtetasin K.R., 56 vjeç, banues në Moravë, Berat, i cili humbi jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.