DVP Fier – Vihen në pranga 6 shtetas

Qarkullonte me armë zjarri pa leje, arrestohet në flagrancë nga policia.
Vihen në pranga edhe 5 shtetas të tjerë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, në lagjen “16 Prilli” kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin I. B.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, poshtë sediljes së shoferit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me mulli.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. B., 26 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.
—————————————————
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin D. H., 35 vjeç, banues në fshatin Gramsh, Lushnje, si dhe u bë shpallja në kërkim për shtetasin E. N., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të banesës së shtetasit D. H., u gjet një traktor tip “Masssey Ferguson”, i cili dyshohet se është vjedhur në Itali dhe trafikuar në Shqipëri nga shtetasi E. N.
—————————————————
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:
F. M., 27 vjeç, pasi Gjyakata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 29.07.2021 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.
T. Ç., 52 vjeç, banues në fshatin Lavdar, Ballsh, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendim e datës 09.07.2020 e ka dënuar këtë shtetas me tre muaj burg për veprën penale penale “Mosdhënie e mjeteve për jetesë”.
—————————————————
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan shtetasit A. K., 52 vjeç dhe N. M., 55 vjeç, banues në Fier pasi janë kapur duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur.