Urimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Gledis Nano

Në këtë vigjilje festash është pikërisht çasti kur duhet të hedhim pas lodhjen, dilemat, e të rendim shpresëplotë, drejt një viti më të mirë e të suksesshëm se ky që kaluam, i cili numëroi jo pak sfida, por dhe arritje.

Për të gjithë ne, çdo vit që largohet nuk i përngjan atij që vjen, pasi mbi pragun ku troket e ardhmja, gjithësekush vijon rrugëtimin drejt ëndrrave, aspiratave dhe objektivave personale.

Policia e Shtetit do të gjendet pranë jush, në çdo arterie të Shqipërisë, porsa kalon kufirin, nëpër rrugë, qytete e në çdo vis ku festohet.

Së bashku do të ndajmë emocionet, në ditët dhe netët e gjata, e do të përcjellim kështu urimet e fundvitit.

Të nesërmen do ta ndërtojmë dhe prekim bashkërisht, me një qëllim të përbashkët, për t’ia kushtuar para së gjithash fëmijëve tanë.

Nga mot gëzuar!