DVP Vlorë/Arrestohen 3 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasit G. N., 25 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë dhe F. K., 20 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë, sepse kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin R. H., 60 vjeç, banues në fshatin Borsh, Himarë, sepse është konstatuar duke ndërtuar mur rrethues në pronën e tij në fshatin Borsh, Himarë, pa lejen e organeve kompetente.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin K. J., 30 vjeç, banues në Vlorë, sepse është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.